BALLKAN, 6 Shtator 2022, 15:01

Kurti uron Truss: Pres me padurim të punoj me ju për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Kurti uron Truss: Pres me padurim të punoj me ju për njohjen reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kryeministren të Britanisë së Madhe, Liz Truss, për detyrën e saj të re.

Kurti ka publikuar një foto nga takimi i tij me Truss në Londër, kur kjo e fundit ishte Sekretare shteti për Punë të Jashtme.

Ai ka thënë se pret të punojë me Truss, përfshirë edhe arritjen e njohjes reciproke me Serbinë.

“Urime lideres së re të Partisë Konservatore në Mbretërinë e Bashkuar Liz Truss. Pres me padurim të punoj me Kryeministren Truss për vlerat dhe prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, përparimin ekonomik, njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sigurinë e shtuar përballë agresionit rus”, ka shkruar Kurti.