BALLKAN, 5 Shtator 2022, 10:24

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç do të vizitojë sot veriun e Kosovës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç do të vizitojë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç do të vizitojë ditën e sotme veriun e Kosovës. Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën me dije se kanë marrë të gjitha masat për sigurinë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, shkruhet në njoftim.

Policia thekson se njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, prandaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve.