BALLKAN, 4 Shtator 2022, 15:42

Ndodh në Greqi, babai kyç foshnjën në makinë për t'u larë në rehatinë e tij në det

Ndodh në Greqi, babai kyç foshnjën në makinë për

Një ngjarje e pazakontë ndodhur në Greqi, ku një 26-vjeçar ka kyçyr të bijën e tij 20-muajshe në makinë, për t'u larë në rehatinë e tij në det.

Mediat helene raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës, në qytetin e Heraklion. Ndërsa mësohet se foshnjën e vogël e ka shpëtuar roja i bregdetit që ndodhej atje.

Sipas mediave lokale, foshnja ka nisur të qajë nga vapa e padurueshme, ndërkohë që oksigjeni brenda veturës ulej vazhdimisht.

Për fat të mirë, roja i plazhit ka dëgjuar foshnjën dhe ka njoftuar policinë, e cila bëri të mundur hapjen e veturës për të nxjerrë beben nga atje.

Ndërkohë babai foshnjës është arrestuar, ndërsa fëmija, pavarësisht peripecisë, gëzon shëndet të mirë.