TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Para pak minutash ka nisur takimi trepalësh në Ohër në mes të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Në media janë publikuar tashmë edhe pamjet nga salla ku po mbahet ky takim trepalësh në të cilin do të diskutohet për Aneksin e Implementimit të planit franko-gjerman.
Kryeministri Kurti në një deklarim të sotëm për media ka thënë se ende s’ka një dokument të finalizuar dhe pa e pasur një të tillë s’mund të ketë përfundim të bisedimeve e rrjedhimisht as marrëveshje.
Ndërkohë emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se s’janë të interesuar për nënshkrim të marrëveshjes sot, por për finalizim të marrëveshjes.
Kurti dhe Vuçiq fillimisht kanë zhvilluar takime të ndara me Borell dhe Lajcak.Të dy liderët janë takuar më 27 shkurt në Bruksel ku kishin rënë dakord për planin franko-gjerman.
Zëdhënësi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka thënë gazetarëve se para tyre do të flasë vetëm Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, kur takimet të përfundojnë.
Sipas Stanos, negociatave të sotme mund t’u vijë fundit “vonë pasdite, ose në mbërmje.
Në Ohër po qëndron edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, në cilësinë “e vëzhguesit”, i cili dje ishte në Prishtinë.
Kryeministri Kurti, para se të arrinte për takim me ndëmjetësuesit evropianë, e ka takuar Presidentin dhe Kryeministrin e Maqedonisë Veriore dhe liderin e partisë shqiptare BDI, Ali Ahmetin. Në Ohër ka biseduar edhe me Escobarin.
Kurti u ka thënë gazetarëve në Ohër se ai sot bisedon për planin e zbatimit të propozimit evropian, të cilin tashmë e ka pranuar.