TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti teksa flet për bisedimet Kosovë-Serbi si dhe situatën në veri të vendit, thotë se të dyja palët nuk janë të interesuara për marrëveshje dhe se kundërshtitë janë të panevojshme kur dihet se Kosova është e detyruar ta zbatojë. Sipas tij, Kurti duhet të jetë më fleksibël.
“Unë besoj që të dy palët nuk janë të interesuara të arrijnë marrëveshjen për të cilën janë zotuar në Ohër dhe marrëveshjet për të cilat janë angazhuar. Janë të panevojshme kundërshtitë. Z.Kurti nuk duhet të kundërshtojë kaq shumë një vendim që është i detyruar ta zbatojë. Nuk besoj që ka goditje të organizuar në variantin e tillë (Që thotë Kurti). Ndoshta ata ia kanë prishur dëshirën për atë që kërkon Kurti për njohjen e Kosovës de fakto. Marrëveshja ka disa pika për të cilat duhet të merren vesh. Kurti duhet të jetë më fleksibël. Mendoj që të ketë masa të tjera”, tha Haliti.
Sa i përket qëndrimeve të Ramës, Haliti tha se politika e Shqipërisë ka qenë gjithmonë dhe duhet të mbetet gjithmonë me politikat e Kosovës. Në lidhje me situatën në veri të Kosovës, Haliti deklaroi se veriu i Kosovës është një bombë e kurdisur, ndoshta dhe më herët për shkak dhe të gabimeve të politikave në Kosovë. “Kanë shkuar forca të ndryshme të shërbimeve të Serbisë. E kanë mbushur me armatim plot veriun e Kosovës, me idenë që ndoshta zhvillimet në Ukrainë dhe zhvillimet e tjera në Kosovë mund të sillnin një përplasje që Veriu i Kosovës të ndahej”, tha ai.