BALLKAN, 4 Qershor 2023, 21:30

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Kurti e Osmani kanë hallin e pushtetit, bota është lodhur me ne

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës: Kurti e Osmani kanë hallin e
Skënder Hyseni

Skënder Hyseni, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, ka kritikuar sërish presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurtin.

Sipas Hysenit, Kurti dhe Osmani “e kanë hallin e pushtetit”, por ai thotë se “bota është lodhur me Kosovën”, duke i cilësuar veprimet e Kurtit si të “befasishme”.

Më tutje, Hyseni ka thënë se “të gjitha krizat në Veri janë krijuar në mandatin e Kurtit dhe Osmanit”.

”Kur do ta kuptojë ky popull i mjerë kush është Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ???!!! Të gjitha krizat në Veriun e Kosovës janë prodhuar në mandatin e tyre. Kriza e fundit, dëshmoi se bota është lodhur me ne. Kurti dhe Osmani po vazhdojnë, madje pa ngurrim, të befasojnë partnerët e Kosovës. As njëri as tjetri nuk e kanë hallin e vendit. Të dytë e kanë hallin e pushtetit të tyre, deri në zhbërje të shtetit të Kosovë, Ndërsa, intelektualë e akademikë  qëndrojnë të heshtur, si struca”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Skender Hyseni gjatë intervistave televizive vazhdimisht thotë se ai nuk bën asnjë dallim në mes të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.