BALLKAN, 29 Shtator 2023, 21:12

Gërvalla komenton letrën e Radojiçiç: Konfirmon që shteti serb është i përfshirë, të sanksionohet regjimi i Vuçiçit

Gërvalla komenton letrën e Radojiçiç: Konfirmon që
Vuçic dhe Radojicic

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se bashkëpunëtori i ngushtë i Vuçiqit, Milan Radojicic, sot ka rrëfyer se ka drejtuar sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Gërvalla thotë se kjo konfirmon provat që Kosova ka ofruar, që shteti serb është plotësisht i përfshirë në sulmin terrorist.

Ajo tha se Kosova kërkon nga komuniteti ndërkombëtar që ta sanksionojnë regjimin e Vuçiqit.

 “I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të sanksionojë regjimin e Vuçiqit”, ka shkruar Gërvalla.