TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.
Ky vendim vjen pas deklarimeve të tij se diplomatë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, duke iu referuar me emër Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorit Aivo Orav, me veprime të tyre, kanë nxitur trazira në Veri të vendit.
“Deklarimet e z. Vokrri nuk përfaqësojnë qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”. Kjo ishte deklarata e Albin Kurtit, që ka reaguar menjëherë pas fjalëve të zv.ministrit.