BALLKAN, 14 Shtator 2022, 12:30

Kosova vendos sanksione të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë, ja çfarë përfshihet

Kosova vendos sanksione të reja kundër Rusisë dhe

Kosova ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë bëri me dije zv.kryeministri në Qeverinë Kurti, Besnik Bislimi.

Sipas tij, pakoja e gjashtë e sanksioneve përfshin ndalimin e importit të naftës së papërpunuar, pezullimin e transmetimit në BE për tre mediume të tjera shtetërore ruse, gjithashtu BE miratoi sanksione kundër 65 individëve, përgjegjës për krimet e kryera në Bucha.

“Në vazhdim të mbështetjes së agresionit rus, në përputhje me sanksionet e BE-së, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratimin për pakon e sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse, Bjellorusisë, si dhe të gjitha sanksioneve të tjera.

Më 3 qershor të këtij viti BE aprovoi pakon e gjashtë të sanksioneve ekonomike.

Pakoja e gjashtë e sanksioneve përfshin ndalimin e importit të naftës së papërpunuar, pezullimin e transmetimit në BE për tre mediume të tjera shtetërore ruse, gjithashtu BE miratoi sanksione kundër 65 individëve, përgjegjës për krimet e kryera në Bucha.

Në përputhje me vendimin për pakot paraprake, MPJD propozim për shqyrtim dhe miratim të këtij vendimi në vazhdimësi të të gjitha sanksioneve të përcaktuara nga BE-ja drejt Rusisë dhe Bjellorusisë”, ka thënë Bislimi.

Kosova është bashkuar që në fillim me perëndimin për ta dënuar përpjekjen e Rusisë për pushtimin e Ukrainës.