BALLKAN, 14 Janar 2025, 17:43

Aksidenti i trefishtë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, një i plagosur

Aksidenti i trefishtë në rrugën Prishtinë – Fushë

Tre automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur këtë të martë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar. I plagosuri është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.