TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin se ka tendenca që të manipulohet vota e diasporës të cilët kanë zgjedhur që të votojnë me postë.
Anëtarët e PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thanë se kanë dëshmi se qytetarët janë ftuar që t’ju ndihmohet se si mund të votojnë, prandaj kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale që të hetojnë rastet.
Ilir Gashi, anëtar i PDK në KQZ, deklaroi: “Nuk lejohet improvizim i vendvotimeve nëpër kafene, zyra të partive politike, apo zyra të OJQ-ve ku qytetarët që janë të regjistruar për të votuar me postë shkojnë në këto adresa të caktuara kinse që të ndihmohen për të votuar. Vota është e shenjtë, është personale”.
Personat që telefonojnë qytetarët thanë se janë të autorizuar nga partitë politike, ndërsa u ngrit shqetësimi se qytetarët mund të mendojnë se janë hapësira të KQZ-së. Lidhja Demokratike tha se KQZ ka dhënë udhëzime të qarta se si mund të votohet përmes postës, prandaj e quajti të paarsyeshme ndikimin e të tjerëve.
Sami Hamiti, anëtar i LDK në KQZ, theksoi: “I janë dërguar në Gjermani 30 mijë aplikuesve, të cilëve saktë iu tregojnë se çfarë duhet të bëjnë, cilin e kanë hapin e parë, cilin hapin e dytë, nuk kanë vojë [të jepet ndihmë] rrugëve apo në kafene, pasi se si duhet të veprojnë (diaspora) është institucioni ai që ua ka dërguar [udhëzimet për votim]”.
Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje thanë se nuk ka asgjë të gabuar në pretendimet e PDK-së. Sipas tyre, gjithkush duhet të ndihmohet nëse ka nevojë, mjafton që vota të hidhet personalisht dhe pa u ndikuar.
Sami Kurteshi, anëtar i LVV në KQZ, u shpreh: “Asnjë rast nuk ka pasur jashtë ose brenda, ku Lëvizja Vetëvendosje është gjykuar për manipulim të votës. I kemi disa parti të tjera, me vjedhje industriale, me prishje të zgjedhjeve, me anulim të zgjedhjeve, por jo për Vetëvendosjen”.
Nga data 9 janar, rreth 85 mijë votues në diasporë kanë të drejtën e votës përmes postës, ndërsa mbi 22 mijë të tjerë do të votojnë fizikisht në ambientet e konsullatave apo ambasadave të Kosovës në vende të ndryshme.