TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre persona të armatosur u arrestuan në Lezhë, pasi dyshohet se po përgatiteshin të kryenin një vrasje. Nga hetimet paraprake, policia dyshon se Vinçesk Piroli, 38 vjeç, dhe Kristian Ymeri, 34 vjeç, mund të jenë vrasës me pagesë dhe të kenë lidhje edhe me ngjarje të tjera kriminale.
Deri më tani, objektivi i dyshuar i atentatit nuk është identifikuar, ndërsa të arrestuarit nuk kanë dhënë informacione përpara policisë.
Si u arrestuan Vinçesk Piroli, Kristian Ymeri dhe Elden Tarja?
Vinçesk Piroli dhe Kristian Ymeri po lëviznin në rrugën e vjetër Pllanë–Lezhë, ku dyshohet se do të kryenin ekzekutimin. Megjithatë, plani i tyre u ndërpre pas një informacioni të marrë në mënyrë diskrete nga Policia e Lezhës, i cili çoi në parandalimin e atentatit.
Sipas të dhënave paraprake, policia i kishte ndjekur të dyshuarit për disa ditë, përpara se të ndërhynte në momentin kur dyshohet se ata ishin gati të kryenin vrasjen.
Operacioni i koduar “Detajet” u finalizua në aksin rrugor Gjadër–Barbullush, në drejtim të Shkodrës. Efektivët ndaluan një automjet tip “Volkswagen”, me të cilin udhëtonin tre personat e dyshuar.
Në pranga ranë Vinçesk Piroli, nga Kurbini, i cili raportohet se ka precedentë të theksuar kriminalë brenda dhe jashtë vendit; Kristian Ymeri, i njohur edhe si Shkambi, 34 vjeç, nga Kamza; si dhe Elden Tarja, 25 vjeç, nga Barbullushi i Shkodrës.
Ky i fundit dyshohet se ishte drejtuesi i automjetit dhe se do t’i ndihmonte dy të dyshuarit e tjerë të largoheshin nga vendi i ngjarjes pasi të kryenin vrasjen.
Dyshime për lidhje me atentatin në Sarandë
Policia po heton gjithashtu mundësinë që tre të arrestuarit të kenë lidhje me atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Sarandë, ku mbeti i vrarë Artan Myrtaj.
Dy ngjarjet dyshohet se mund të kenë ngjashmëri në mënyrën e organizimit, pasi në atentatin në Sarandë autorët dyshohet se përdorën motor, skafandra dhe veshje kamufluese.
Hetimet vijojnë për të identifikuar objektivin e dyshuar në Lezhë dhe për të verifikuar nëse personat e arrestuar kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale.