AKTUALITET, 10 October 2026, 12:04

Goditi me vezë makinën e Ramës, Gjykata shpall të paligjshëm arrestimin e aktivistit Edison Lika

Goditi me vezë makinën e Ramës, Gjykata shpall të

Aktivisti Edison Lika është liruar, pasi Gjykata ka shpallur të paligjshëm arrestimin e tij, pas incidentit ku ai goditi me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama.

Sipas informacioneve, Lika qëndroi tri net në qeli, ndërsa të njëjtin vendim Gjykata ka marrë edhe për aktivistin tjetër, Fatjon Rrapaj.

Gjatë seancës gjyqësore, Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” për të dy aktivistët.