AKTUALITET, 10 October 2026, 15:34

Shqipëria, turizëm gjatë gjithë vitit/ Media amerikane: Riviera, destinacion edhe në vjeshtë e dimër

Shqipëria, turizëm gjatë gjithë vitit/ Media amerikane:

Riviera Shqiptare renditet si një ndër destinacionet më të veçanta për t’u vizituar jo vetëm në verë, por edhe gjatë vjeshtës e dimrit.

Në një shkrim të publikuar në median amerikane Parade, bregdeti i jugut renditet midis 4 destinacioneve më interesante për t’u vizituar.

Sipas ekspertëve amerikanë të turizmit, udhëtarët, në vend që të ndjekin itinerarin e zakonshëm, duhet të marrin në konsideratë një destinacion të ri që ofron peizazhe të bukura, ushqim të jashtëzakonshëm, histori interesante dhe shumë bukuri evropiane – me pak më shumë hapësirë për të eksploruar.

Riviera shqiptare krahasohet me Santorinin përsa i përket bukurive natyrore.

Nëse fantazia juaj për Santorinin ka të bëjë kryesisht me ujin e kaltër të shndritshëm dhe fshatrat mahnitëse që shtrihen drejt detit, Shqipëria mund t’ju surprizojë.

“Riviera Shqiptare ndodhet pikërisht përtej Detit Jon me të njëjtat blu kristalore dhe fshatra dramatikë në shkëmbinj. Edhe më mirë, thotë ajo, bregdeti i jugut në Shqipëri rivalizon ishujt grekë për bukuri “me një çmim shumë më të ulët”, me hotele ekonomike dhe bujtina lokale që fillojnë nga rreth 25 dollarë për natë.

Sipas ekspertëve, ka një arsye pse destinacionet që duhen vizituar në Evropë kanë fituar statusin e tyre të kultit. Perëndimet e diellit në Santorini, ditët në plazh në Bregun Amalfi dhe qytetet evropiane të përrallave janë klasike për një arsye. Megjithatë, disa nga udhëtimet më të mira ndodhin kur shikon përtej vendeve në hartë që të gjithë tashmë i njohin dhe një prej tyre është edhe Shqipëria.