AKTUALITET, 22 October 2026, 21:23

“Arrestimet ishin brutale”, eksperti Metani rendit shkeljet e rënda të policisë ndaj protestuesve

“Arrestimet ishin brutale”, eksperti Metani rendit shkeljet e

Gerti Metani, ekspert i sigurisë dhe ish-pjestar i RENEA-s, I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, renditi shkeljet e rënda të bëra nga Policia e Shtetit gjatë protestës së nisur 10 ditë më parë.

Ai tha se policia ka vepruar si emocionale dhe jo profesionale, duke kryer veprime që janë në tejkalim komptencash.   

“Protesta nuk është 10 ditore, por 145 ditore. Edhe nga përplasjet ka dhunuar protestuesit dhe janë denoncuar te autoritetet.

Sjellja e policisë nuk është e këtyre ditëve.

Policia e Shtetit rregullohet në bazë të Kushtetutës dhe garanton lirinë e shtetasve. Punonjësit e policisë u nënshtrohen trajnimeve, por policia është pre e keqpagimit, keq-veshmbathjes.

Policia mbron vetëm institucionet, por nuk mund të sulmojë. Kemi parë policë që kanë ndjekur protestuesit nëpër rrugica për t’i dhunuar.

Policia nuk mund të sulmojë me sasi gazi lotsjellës, gazi 40 milimetër është ushtarak. Kapsollat e gazit kanë qenë të skaduara në ditët e para të protestës. Nëse do të kishim ekspertët do të flisnin për efektet kancerogjene te gratë, apo vajzat, fëmijët, etj. 

Armët me saçme gome janë tej mase të rrezikshëm kur gjuajnë sipër dhe nuk duhen goditur në turmë. Në pjesë e qafës në sy etj, janë vrasëse.

Përdorimi i piperit djegës është bërë në drejtim të syve të protestuesve. 

Unë isha vetë dhe u thashë: O kolegë, mos! Unë u godita në sy dhe ishte përdorim emocional.

Shkopi i gomës, përdorim shtazarak. Ç’kuptim ka kur personi rrihet dhe lihet i shtrirë dhe nuk shoqërohet në komisariat? 

Të mos i japësh ndihmën e parë tregon se është polici emocionale.

RENEA nuk ka marrë pjesë, por është dislokuar. Nëse grupi i protestuesve do të kishte arritur te kryeministria si do ta kishte përballuar turmën? Se ajo është për të vrarë.

Shkatërrimi i pronës nuk duhet inkurajuar dhe këto dëmtojnë pronën private. A është kjo përgjigje legjitime e policisë për të ndaluar dëmtimin e pronës? 

Kush është djegia më e madhe ajo e rinisë në emigrim, apo e një kioske?

Protestat në Francë, Itali, Greqi apo Spanjë kanë patur përplasje. Gati në çdo vend është brutale, e ashpër policia. Shpeshherë i kalojnë kompetencat”- tha Metani.