AKTUALITET, 8 Shtator 2020, 11:53

Anëtarët e KQZ/ Vasili në selinë e PD për të diskutuar për përfaqësuesin e opozitës

Anëtarët e KQZ/ Vasili në selinë e PD për të


Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka shkuar në selinë e PD një ditë pasi Ruçi drejtoi letrën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për përzgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së.

Vasili është pritur në seli nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi për të diskutuar për këtë çështje.

Me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, edhe struktura e KQZ riformatohet por në të njëjtën kohë edhe mënyra e përzgjedhjes së tyre.

Pikërisht do të jetë një Komision i Posaçëm Parlamentar që do të zgjedhë këta anëtarë me konsensus.

Secila palë politike do të ketë përfaqësues në këtë komision, madje me marrëveshjen e arritur edhe vetë Opozita e Bashkuar pavarësisht se ka braktisur parlamentin.

Një përfaqësues do të ketë Opozita e Bashkuar dhe Vasili së bashku me përfaqësues të PD janë mbledhur sot për të diskutuar për emrin.