AKTUALITET, 8 Shtator 2020, 09:22

ISHP mesazh nxënësve: Nëse keni simptoma të koronavirusit lajmëroni menjëherë mësuesin!

ISHP mesazh nxënësve: Nëse keni simptoma të koronavirusit


Instituti i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje, nxënësve sot, që do të hyjnë në klasa më 14 shtator, se nëse vënë re tek vetja, simptoma të COVID-19, duhet të lajmërojnë menjëherë mësuesin kujdestar.

"Në ambientet e shkollës duhet të ruhet distancimi fizik, të lahen dhe dezinfektohen duart, të mbani maskë dhe të ajrosni ambientin duke mbajtur dritaret hapur", - shkruan ISHP në rrjetet sociale. -Kujdes. Nëse gjatë qëndrimit në shkollë, vini re tek vetja, simptoma të COVID-19, lajmëroni menjëherë mësuesin kujdestar."