TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti sot gjatë ditës do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
“Të martën, në selinë e NATO-s në Bruksel, takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoj për gatishmërinë.
Kosova është e bekuar me miqtë e saj, në të dy anët e Atlantikut”, shkruan Hoti në rrjetet sociale.
Shefi i qeverisë kosovare gjatë vizitës zyrtare në Bruksel është takuar me Emisarin Special te BE-së për dialogun Kosovë –Serbi Mirosllav Lajcak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve Mattheë Palmer.
Hoti po ashtu është pritur në takim nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk.