AKTUALITET, 8 Shtator 2020, 11:41

Gazetari: Shifra e majme që paguajnë nga xhepi pacientët me koronavirus

Gazetari: Shifra e majme që paguajnë nga xhepi pacientët me


Gazetari Erjon Skëndaj thotë se në të dy spitalet Covid janë mbi 200 pacientë të shtruar.

Por një fenomen që vihet re, siç sqaron edhe Skëndaj është kurimi i pacientëve në shtëpitë e tyre me një kurë të përcaktuar nga mjekët e familjes.

Sipas tij, përveçse kura për ta shkon deri në një milionë lekë të vjetra, ka rrezik që gjendja e tyre të përkeqësohet nga momenti në moment dhe të shtrohen më pas në gjendje të rënduar në spital.

“Një pjesë e mirë e pacientëve po trajtohen nëpër shtëpitë e tyre, prej një muaji mjekët e familjes iu përshkruajnë pacientëve të prekur me covid një listë medikamentesh që janë për trajtim dhe jo për shërimin e sëmundjes, një medikament është për hollimin e gjakut, apo për rritjen e imunitetit.

Ka filluar të këshillohet edhe një dozë bazë me oksigjenoterapi që e paguajnë nga xhepi.

Sipas tyre kjo kurë në harkun e 20 apo 30 ditëve e kalon çmimin e një milionë lekëve.

Ata detyrohet të paguajnë nga xhepi dhe aparatin oksimetër që mat oksigjenin në gjak.

Ata mund të rëndohen pa e kuptuar, ka ndodhur që rastet vijnë në forma të rënduara dhe përfundojnë në terapi intensive”,- tha Skëndaj. /Balkan Web