AKTUALITET, 8 Shtator 2020, 10:00

“Duhet ta heqësh maskën”, Donald Trump debat me gazetarin

“Duhet ta heqësh maskën”, Donald Trump debat me gazetarin


Gjatë një konference për shtyp, Donald Trump pati një diskutim me gazetarin e Reuters Jeff Mason pasi ky i fundit refuzoi të hiqte maskën me kërkesë të Presidentit.

Presidenti e ndaloi Mason kur filloi të bënte pyetjen e parë, duke thënë “do të duhet ta heqësh maskën, të lutem”.

Mason u përgjigj se ai do të fliste me zë të lartë në mënyrë që presidenti ta dëgjonte por nuk do ta hiqte maskën.

Trump nuk ishte i kënaqur me këtë përgjigje, duke i thënë gazetarit se zëri i tij ishte “shumë i mbytur” dhe nëse do ta hiqte maskën do të kuptohej më qartë.

Mason ngriti zërin dhe e pyeti presidentin nëse dëgjohej.

Presidenti psherëtiu duke thënë, “është më mirë. Po, është më mirë”.

Kjo nuk është hera e parë që Presidenti kërkon që një gazetar të heq maskën në mënyrë që ai të dëgjojë një pyetje më qartë, por zhgënjimi nga përgjigjja e Mason ishte i dukshëm.