TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I intervistuar nga Il Messaggero, ish-trajneri i Italisë kampione të botës, Marcello Lippi, ka folur për finalen e Euro 2020 të fituar nga Italia kundër Anglisë në Wembley:
“Më ka befasuar pjekuria dhe personaliteti i lojtarëve. Në fushë ka qenë vetëm Italia, meritonte të fitonte para penalltive.
Anglia ka menduar vetëm të mbrohet, ka patur frikë”, ka thënë Lippi.
“Pavarësisht se kishte kundër 90% të tifozëve, Italia ka luajtur një ndeshje të madhe, gjithmonë në sulm, duke i detyruar anglezët të mbrohen. Nuk kam menduar kurrë se do të mbyllej keq për axurrët, sepse kanë qenë të qetë, agresivë dhe të kthjellët”.