AKTUALITET, 29 September 2026, 13:55

Samiti/ Rama në Bruksel: Ishim Koreja e Veriut e Evropës, por tani synojmë botën. Paraardhësi im numërohej si turist

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po merr pjesë në Samitin për Turizmin.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te rritja e interesit ndërkombëtar për Shqipërinë si destinacion turistik, duke theksuar se vendi po përpiqet të ndryshojë imazhin e krijuar ndër vite dhe të shfaqë potencialet e tij përtej stereotipeve.

Sipas Ramës, Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion me një fluks gjithnjë e më të larmishëm turistësh nga e gjithë bota.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin e Euronews 2026, ku ka folur për zhvillimin e turizmit, investimet dhe potencialin e Shqipërisë për t’u konsoliduar si një nga destinacionet kryesore turistike në rajon. Gjatë diskutimit, Rama u shpreh se Shqipëria tashmë është kthyer në një destinacion gjithnjë e më të kërkuar nga turistët e huaj, duke theksuar ndryshimin e perceptimit për vendin në arenën ndërkombëtare.

“Sepse të gjithë po vizitojnë Shqipërinë. Nëse nuk viziton Shqipërinë, je një nga të paktët që nuk e viziton Shqipërinë”, tha Rama.

Kryeministri argumentoi se vendi ndodhet sot në një situatë krejtësisht të ndryshme nga e kaluara dhe se rritja e turizmit po ndihmon në ndryshimin e imazhit të Shqipërisë jashtë kufijve. I pyetur nëse Shqipëria ka një treg të veçantë që synon, Rama tha se objektivi i vendit është zgjerimi i mëtejshëm në tregun global.

“Jemi në një situatë krejtësisht ndryshe. Tashmë mund t’i tregojmë botës se cilët jemi në të vërtetë, përtej stereotipeve që na kanë përndjekur për një kohë të gjatë. Kur Kroacia ishte destinacion për shumë europianë, ne ishim vendi më i izoluar në Europë. Ishim Koreja e Veriut e Europës. Pasi dolëm nga ai ferr, u përballëm me stereotipe shumë shqetësuese. Synimi ynë është bota”, u shpreh ai.

Rama theksoi se zhvillimi i turizmit në Shqipëri po bëhet mbi bazën e një plani, por sipas tij, ndryshimi i imazhit të një vendi kërkon më shumë se një strategji promovimi. Duke folur për avantazhet që Shqipëria ofron për turistët, kryeministri veçoi klimën, gastronominë, mikpritjen dhe larminë e peizazheve natyrore.

“Ka një plan. Ne po punojmë në bazë të një plani, por ajo çfarë kam mësuar nga e gjithë kjo betejë është që, në fund të fundit, nëse do të ndryshosh emrin, duhet të ndryshosh vetveten. Është një prej vendeve më të sigurta në Europë. Një vend ku cilësia e diellit është shumë më e lartë se e Brukselit. Kemi ushqim të shijshëm, njerëz mikpritës dhe, në një hapësirë mjaft të vogël, kemi dy dete, nëntë lumenj dhe të gjitha llojet e maleve”, u shpreh ai.

Sipas Ramës, kjo larmi i jep Shqipërisë mundësinë që turistët të përjetojnë eksperienca të ndryshme brenda një periudhe të shkurtër. Rama tha gjithashtu se është veçanërisht e rëndësishme rritja e interesit nga turistë të tregjeve të reja, duke përmendur edhe turistët spanjollë.

“Ka kaq shumë larmi saqë brenda një jave mund të përjetosh shumë gjëra. Jemi shumë të lumtur të shohim turistë spanjollë që vijnë dhe duan të rikthehen”, deklaroi ai.

Duke iu referuar zhvillimit të turizmit ndër vite, Rama tha se Shqipëria ka kaluar një transformim të rëndësishëm sa i përket numrit të vizitorëve të huaj. Kryeministri kujtoi se kur nisi ajo që ai e cilësoi si “udhëtim transformues” i turizmit shqiptar, vendi regjistronte rreth 2 milionë turistë.

“Objektivi ynë është bota. Po zbulojmë se të gjitha pjesët e botës po marrin pjesë në këtë rritje. Kur nisëm këtë udhëtim transformues, numëronim 2 milionë turistë. Kjo shifër përfshinte dhe zyrtarët që bënin numërimin”, tha ai. Rama përmendi më tej shifrat e vitit të kaluar, duke deklaruar se Shqipëria e përfundoi vitin me afro 12 milionë vizitorë të huaj, nga tregje të ndryshme ndërkombëtare.

-Pse duhet që dikush të vizitojë Shqipërinë?

Rama: Sepse të gjithë po e vizitojnë Shqipërinë… nëse nuk viziton Shqipërinë atëherë je një nga të paktët që nuk e viziton Shqipërinë. Jemi në një situatë ndryshe. Tashmë mund t’i tregojmë botës se cilët jemi në të vërtetë përtej steriotipeve që na kanë ndjekur për një kohë të veçantë.

Të tjerët kanë nisur kohë më parë, vijmë nga histori krejt të ndryshme. Kur Kroacia ishte destinacion për shumë evropianë, ne ishim të izoluar, ishim Koreja e Veriut e Evropës. Pasi dolëm nga ai ferr u përballëm me stereotipe shumë shqetësuese. Tashmë ka ardhur radha jonë. Synimi ynë është bota. Ka një plan, ne po punojmë në bazë të një plani. Ajo që kam mësuar nga e gjithë kjo betejë është që në fund të fundit për të ndryshuar emrin duhet të ndryshosh vetveten.

Ne kemi ushqim jashtëzakonisht të shijshëm, njerëz shumë mikpritës dhe një hapësirë mjaft të vogël brenda atij perimetrit tonë kemi dy dete, 9 lumenj, të gjitha llojet e maleve. Ndaj ka kaq shumë larmi sa që brenda një jave mund të përjetosh kaq shumë gjëra. Objektivi ynë është bota, sepse po zbulojmë që të gjitha pjesët e botës po marrin pjesë në këtë rritje.

Kur nisëm këtë udhëtim transformues numëronim 2 milionë turistë. Paraardhësi im ishte turist kur u kthye në Shqipëri. Ndaj 2 milionë përfshi edhe shqiptarë tqë hynin dhe dilnin nga kufiri. Vitin e kaluar përfunduam me 12 mln të huaj, mes tyre japonezë, amerikanë, kinezë, izraelitë, etj…ëhstë një turmë shumë e larmishme.

Pjesëmarrja e Kryeministrit në këtë samit është një mundësi për të sjellë në vëmendje Shqipërinë si destinacion turistik në zhvillim dhe për të shkëmbyer përvoja mbi investimet, infrastrukturën si dhe mikpritjen e vendit tonë.