LIFESTYLE, 17 Shkurt 2020, 10:57

Silva Gunbardhi flet për raportin me vjehrrën: Ja çfarë i tha bashkëshortit tim

Silva Gunbardhi flet për raportin me vjehrrën: Ja çfarë i


Këngëtarja Silva Gunbardhi prej kohësh është e martuar me partnerin e saj Dafi.

Tashmë prej shtatë vitesh të lidhur, këngëtarja ka vendosur të tregojë se s’i reaguan prindërit, kur mësuan për marrëdhënien e tyre.

E ftuar në puntatën e djeshme në “E diell”, Silva Gunbardhi ka rrëfyer se vjehrra e priti mjaft mirë, madje i dha një këshillë djalit të saj, Dafit, që ta mbante mirë ‘nusen’ e tij të ardhshme.

“I thashë Dafit të mos t’i themi para pushimeve, sepse nuk e dija si do e priste, na prisheshin edhe pushimet…Dafi më tha dua të ngjitem pak lart, por u vonua goxha. Kur zbriti, tha vjehrra “hajde Silva të të takoj ndryshe tani…”,- ka treguar këngëtarja me origjinë nga Vlora për momentin kur vjehrra ka marrë vesh lajmin.

Më pas ajo shtoi se vjehrra i dha një porosi djalit të saj: “Dëgjo, po e mërzite Silvën, nuk je më djali im…”

Këngëtarja Silva Gunbardhi e ka treguar gjithmonë raportin e mirë që ka me prindërit e partnerit të saj Dafit, por ditën e djeshme ajo e vërtetoi edhe njëherë, se sa e vlerësojnë prindërit e bashkëshortit.