LIFESTYLE, 5 Shkurt 2020, 15:02

Robert Berisha kërkon publikisht falje për deklaratën mbi ‘dashnoret’

Ditë më parë këngëtari Robert Berisha i habiti të gjithë me deklaratën e tij dhënë në emisionin ‘Prive’.

“Ruajini burrat ose rrini gati, që të mos shkojë puna te dashnorja! Unë mendoj që një mashkull i suksesshëm, që e mbush frigoriferin mirë, që e sheh gruan mirë, që i ka të gjithë të mirat gruaja e vet dhe fëmijët gjatë dimrit dhe verës, çfarë ka ndonjë problem aty që paska ai dashnore? Rritni fëmijët, shkoni me pushime, hani, pini, duajeni burrin, rrijini gati dhe ndoshta nuk e rrit numrin e dashnoreve. Sa më shumë gabime që bëni tek shtëpia, rritet numri i dashnoreve. Kështu që bëhuni të mençura. O zvogëlojani numrin, o ja hiqni krejt ato. Krejt varet prej jush”, shprehej Roberti.

Kjo deklaratë e tij u komentua gjatë në media dhe komentet negative ishin të shumta.

Pas këtyre komenteve negative, Roberti ka treguar se është penduar për deklaratën e tij dhe se kërkon falje publike.

I ftuar në emisionin “Wake Up” ai tha se pa dashur me deklaratën e tij ka ofenduar edhe femrat e familjes, përfshirë nënë , Norën dhe vajzën Renee.

‘Nuk është çik deklaratë seksiste, por goxha shumë. Kam kërkuar falje, të dielën del te ‘E diell’. Kush nuk e njeh Roberin nga afër, edhe ndodh që ta keqkuptoj deklaratën time. Ishte thjesht një çast; unë kur dal para intervistave, nuk i shoh kamerat. Në 1 milion intervistat e mia, në një e dhje*a. Kërkoj falje për të gjitha gratë, nënat dhe motrat shqiptare që janë prekur, ato nuk e njohin Robertin dhe unë nuk mendoj ashtu siç doli deklarata. Kam ofenduar mamin tim, mamin e Renees dhe të gjitha femrat e familjes sime.”