AKTUALITET, 10 Korrik 2024, 17:50

Zjarri po u afrohet banesave në Dropull, banorët në panik: Do të digjeshim nëse nuk do ndërhynte helikopteri

Zjarri po u afrohet banesave në Dropull, banorët në panik: Do

Zjarri që gjendej në mëngjes në kreshtën e malit të Gjerë dhe që mbërriti nga bashkia e Finiqit, i favorizuar nga era, rrezikoi edhe fshatin Sofratikë në Dropull. Deri tani është ndërhyrë nga ajri pasi zona e zjarrit ishte e paarritshme për efektivët.

Zjarri gjendet rreth 300 m larg fshatit Sofratikë qendra e Dropullit të Poshtëm. Banorët shprehen se nëse nuk do të ndërhynte helikopteri, situata do të ishte tepër serioze.

“Situata është e vështirë, mos të kishte ardhur helikopteri, u dogjëm. Zjarri erdhi direkt nga era, u frikësuam. Do e kishim të pamundur pa helikopterin”-shprehen banorët.