AKTUALITET, 10 Korrik 2024, 16:34

Zbulohet kandidati i opozitës për Himarën, një biznesmen shqiptaro-amerikan

Zbulohet kandidati i opozitës për Himarën, një biznesmen

Opozita duket se ka gjetur kandidatin për zgjedhjet në Himarë. 

Ndryshe nga informacionet që qarkulluan, djali i Fredi Belerit, Petro Beleri, nuk do të jetë kandidati i opozitës.

Raportohet se kandidat do të jetë Petro Gjikuria, një shqiptaro-amerikan, i cili është edhe biznesmen. 

Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre. Vangjel Tavo është kandidati i zyrtarizuar i socialistëve ndërsa në kampin opozitar sipas burimeve kandidat do të jetë Petro Gjikuria.

Zgjedhjet për Himarën do të zhvillohen pasi kryetari i zgjedhur në 14 maj të 2023, Fredi Beleri u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje. Ai gjithashtu është zgjedhur eurodeputet i Greqisë.