AKTUALITET, 10 Korrik 2024, 15:49

Balla nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Po punojmë për zbatimin e planit të BE për Ballkanin Perëndimor

Balla nga Këshilli Kombëtar i Integrimit: Po punojmë për

U mbajt sot mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se po punohet intensivisht për të zbatuar planin e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Ai shtoi që një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe menaxhimit të kufijve dhe lehtësimin e procedurave me vendet fqinje, duke theksuar Kosovën.

“Po punojmë për zbatimin e planit të BE për Ballkanin Perëndimor. Kemi nënshkruar me BE një marrëveshje të re për operacionet e rojës bregdetare, jemi pjesëmarrës në shumë projekte ndërkombëtare, jemi instensivisht të angazhuar në bashkëpunimin me task forcën e EUROPOL. Në maj kemi miratuar strategjinë kombëtare për migracionin 2024-2030. Jemi të fokusuar në procedurat e lehtësuara për kalimin e kufirit me vendet fqinje.

Sa i përket Kosovës po zbatohen 19 marrëveshje dhe protokolle me Kosovën për menaxhimin e kufirit. Në të gjitha pikat me Kosovën kemi kalim me proceduar të lehtësuara”, u shpreh ai.