
Mjaftoi një stuhi breshëri që puna e një viti e fermerëve në zonën e Gjinarit në Elbasan të shkojë dëm.
Çdo gjë u shkatërrua, të mbjella e pemtari ndërsa një ditë më pas këtu duken pasojat e jashtëzakonshme e breshëri të cilin fermerët nuk mbanin mend të kishte ndodhur më parë në të tilla përmasa.
Stuhia zgjati rreth 2 orë ndërsa kokrrat e breshrit disa centimetra thyen edhe xhamat e disa makinave. Në kushtet ku çdo gjë u shkatërrua fermerët kërkojnë ndihmë për të përballuar dëmet e kësaj fatkeqësie natyrore. Ndërkohë grupet e punës kanë zbritur në terren për të verifikuar dëmet.