TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e papritur raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme pranë nënstacionit elektrik në Rrilë të Lezhës.
Burimet bëjnë me dije se një zonë me shkurre është përfshirë nga flakët. Për rrjedhojë thuhet se rrezikohen nga zjarri banesat aty pranë. Referuar informacioneve të deritanishme mësohet se forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Shkaqet e zjarrit vijojnë të mbeten të paqarta ndërsa kujtojmë se një natë më parë një stallë bagëtish u përfshi nga zjarri dhe u dogjën mbi 200 bagëti. Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.