AKTUALITET, 19 Mars 2025, 17:14

Pasioni për motorin i mori jetën, kush është i riu që vdiq dje

Pasioni për motorin i mori jetën, kush është i riu që

Detaje të reja kanë dalë në pah nga aksidenti tragjik i ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë ku një 25-vjeçar humbi jetën.

Pas hetimeve të bëra konkludoi se i riu i cili gjeti vdekjen e menjëhershme, pas aksidentit, është Xhevahir Maksuti.

Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme ky është i riu i cili ndërroi jetë në lule të rinisë. Kujtojmë se 25-vjeçari u  përplas nga një automjet në afërsi të Bërdicës.

Në momentin e ngjarjes i riu ishte duke lëvizur me motor, kur automjeti i cili ishte duke dalë nga një gomisteri e përplasi. Kanë qenë miqtë e tij ata të cilët “zemërthyer” publikuan foto të 25-vjeçarit i cili siç mund të shikohet dhe nga pamjet e siguruara ai rezulton i pasionuar pas motorave.

Pasioni për motorin i mori jetën, kush është i riu që

Pasioni për motorin i mori jetën, kush është i riu që