AKTUALITET, 8 Shtator 2024, 10:16

Zhduket prej 3 ditësh turisti lituanez në Valbonë, nis operacioni i kërkimit

Zhduket prej 3 ditësh turisti lituanez në Valbonë, nis operacioni

Një turist lituanez prej dy ditësh është zhdukur në alpet tona. Shtetasi në fjalë ka qëndruar në një bujtinë në Valbonë e më pas është larguar pa bërë asnjë njoftim.

Turisti dyshohet se është nisur në drejtim të Thethit dhe që prej 6 shtatori nuk ka asnjë informacion për të.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në mëngjes kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen e tij. Kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë–Theth.