AKTUALITET, 7 Shtator 2024, 14:51

Zbardhen detaje nga atentati në Shkodër, boksierit profesionist iu bë pritë në…Çfarë thotë policia

Zbardhen detaje nga atentati në Shkodër, boksierit profesionist iu

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri drejt një automjeti të tipit “Range Rover” në pronësi të boksierit Arjon Kajoshi. Sipas dyshimeve, autori i dyshuar Alban Bruçi ka qene me makine dhe është larguar në drejtim të lagjes Rus pasi ka qëlluar.

Automjeti tip Range Rover ku ndodhej Arjon Kajoshi ka tre plumba, dy në pjesën e xhamit mbrapa dhe një tjetër në gomën e shoferit. Kajoshi mbante një kapele në kokë dhe pasi është qëlluar në drejtim të automjetit është larguar duke vrapuar. Sipas edhe informacioneve rezulton se 27-vjeçari, Kajoshi ka 15 fitore ne boksin profesionist.

NJOFTIMI I POLICISE

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale  në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë drejt një automjeti që drejtohej nga shtetasi A.K, (djali i pronarit të automjetit). Vijojnë kontrollet në terren dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen “Partizani”  u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K, ju bëjmë me dije se: Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit. Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme. Sqarojmë se shtetasi A.B  nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e  ndodhur më datën 3 qershor 2024. Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur  nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.