AKTUALITET, 7 Shtator 2024, 15:10

Pësoi arrest kardiak pasi u fut në ujë, humb jetën 67-vjeçarja në Durrës

Pësoi arrest kardiak pasi u fut në ujë, humb jetën

Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Sipas policisë, A. Gj., 67 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Policia deklaron se është ngritur një grup i posaçëm hetimor lidhur me zbardhjen e ngjarjes.

"Rreth orës 14;50, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasja A. Gj., 67 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se sapo  ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 67 vjeçares.", sqaron policia.