AKTUALITET, 10 Korrik 2024, 13:52

Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese: Vendimi ynë nuk u zbatua nga Kuvendi

Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese: Vendimi ynë nuk u

Gjykata Kushtetuese urdhëroi sot Kuvendin që të dërgojë menjëherë në Kushtetuese mocionin e deputetëve për mandatin e Xhaçkës.

‘Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi saj nuk është ekzekutuar nga Kuvendi. Përmes vendimit Kuvendi i Shqipërisë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet dhe forcën e ligjit dhe asnjë organ s’ka të drejtë ti vërë në diskutim. Organet shtetërore duhet t'i zbatojnë.

Gjykata theksoi se vendimi i saj që ka vendosur detyrimin e Kuvendit për të dërguar në gjykatë mocionin e mandatit është i detyrueshëm për zbatim.

Kuvendi duhet të votojë në përputhje me urdhërimin e gjykatës pasi nuk është një procedurë e zakonshme parlamentare. Është në kuadër të ekzekutimit të urdhrit të gjykatës. Gjykata ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës zgjidhjen e konfliktit me Kuvendi. Shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosdëgjimin e mocionin në gjykatën Kushtetuese.

Detyrimin e Kuvendit për dërgimin për mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit. Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi.’- u shpreh kryetarja e gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Gjykata sot konstatoi se vendimi i saj numër 1 nuk është ekzekutuar nga Kuvendi.  Gjykata vlerësoi se përmes vendimit në 11.04.2024, Kuvendi i Shqipërisë  ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të saj.

Gjykata theksoi se vendimet e saj kanë efektet dhe forcën  e ligjit, asnjë  organ nuk i vendos diskutim dhe aq më tepër të mos pranojë t’i zbatojë.

Zyra juridike e Kuvendit rreshtoi disa arsye përse nevojitet një mendim këshillimor në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe rolit të vetë Parlamentit në rastet e shqyrtimit të mocioneve për papajtueshmerinë e mandatit të deputetit.

Opozita ka kërkuar që mandati i Xhaçkës si deputete të shpallet i pavlefshëm, pasi ajo ka përfituar para publike si bashkëshorte e investitorit strategjik Artan Gaçi. Gjykata e ka dëgjuar pretendimet e palëve në datën 25 Qershor dhe këto ditë pritet vendimarrja e saj.