TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhen detaje nga protesta e thirrur nga Rithemelimi. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, mbështetës të opozitës, do t’i bashkohen nesër protestës që do të mbahet para Kryeministrisë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 17:30. Për herë të parë pas shumë kohësh, deputetët e opozitës, kryesisht demokratë, kanë qenë në një zë për të shkuar drejt protestës.
Ndër të tjera mësohet se leja që Rithemelimi ka marrë rreth 4-5 orë leje në polici për vijimin e protestës.
Po ashtu mësohet se në tubim nuk do të mungojë as fjalimi i Berishës, i cili mund të jetë live përmes lidhjeve online, pasi qëndron në arrest shtëpie, ose i regjistruar.
Po ashtu policia ka vendosur kamera me rezolucion të lartë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.