AKTUALITET, 19 Shkurt 2024, 13:38

Ilir Meta hap aplikimet për 7 sekretarë të rinj në Partinë e Lirisë

Ilir Meta hap aplikimet për 7 sekretarë të rinj në

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njoftoi hapjen e garës për 7 sekretarë të rinj. Sipas njoftimit, brenda 3 javëve, gjithkush brenda dhe jashtë strukturave të partisë është i ftuar që të aplikojë për vendet e reja, në kuadër të fuqizimit të disa prej prioriteteve, siç janë diaspora, gruaja, pensionet, sipërmarrja, arti apo sportet.

Njoftimi i Metës

Në kuadër të riorganizimit të Partisë së Lirisë dhe fuqizimit të disa prej prioriteteve tona ftoj cilindo anëtar të Komitetit Drejtues Kombëtar, por edhe ekspert apo njohës i çështjeve specifike të aplikojë për:

1.Sekretar i Partisë së Lirisë për Diasporën.

2.Sekretar i Partisë së Lirisë për Familjen dhe Kundër Shpopullimit.

3.Sekretar i Partisë së Lirisë për Çështjen e Pensioneve.

4.Sekretare e Partisë së Lirisë për Fuqizimin e Gruas.

5.Sekretar i Partisë së Lirisë për Marrëdhëniet me Sipërmarrjen.

6.Sekretar i Partisë së Lirisë për Artin dhe Trashëgiminë Kulturore.

7.Sekretar i Partisë së Lirisë për Sportet.

Ju lutem të interesuarve t’i paraqesin kërkesat e tyre, deri në datën 10 mars 2024 në adresën zyrtare të Partisë së Lirisë: [email protected].