TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja e SHBA-ve, ka dhënë një prononcim për mediat pasi u paraqit në mbledhjen e KLP-së, ku u zgjodh kryetari i ri i SPAK, Altin Dumani.
E rrethuar nga kamera të panumërta dhe gazetarë kureshtarë që dukej sikur mbanin frymën pas çdo fjale, Kim u përpoq të sqarojë prezencën e saj të paprecedent në mbledhjen e KLP, ndërkohë që aty po dëgjoheshin kandidatët dhe po merrej vendimi për kreun e institucionit më të rëndësishëm që ka prodhuar e ashtuquajtura reformë në drejtësi.
Kim deklaroi se nuk po jep asnjë mesazh sekret dhe nuk po ndikon për të favorizuar ndonjë kandidat edhe pse prania e saj në mbledhje është e paprecedent dhe e paimagjinueshme në ndonjë vend tjetër të botës.
Ambasadorja lavdëroi qeverinë dhe opozitën për reformën në drejtësi dhe shtoi se kreu i SPAK duhet të zgjidhet sipas kritereve dhe jo sipas "kërcënimeve apo premtimeve për favore".
Kujtojmë se ditët e fundit ka patur një përplasje në distancë mes Ramës dhe Kim lidhur me zgjedhjen e kreut të SPAK dhe në media kanë qarkulluar aludime, se cilët kandidatë mbështesin të dy palët, me Altin Dumanin që shihej si kandidati që preferon ambasada dhe Edvin Kondili si kandidati i preferuar i mazhorancës.
Në fund triumfoi Altin Dumani.
"Ka shumë teori konspirative. Dua të shpjegoj pse kam ardhur. Ky është moment i rëndësishëm për reofrmën në drejtësi dhe SPAK. Erdha për të theksuar këtë moment të rëndësishëm. Është i rëndësishëm integriteti i procesit. Nuk jam këtu për ti thënë askujt se për kë duhet të votojnë. Nuk ka mesazh sekret.
SHBA kanë qenë gjithmonë të drejtpërdrejta me popullin shqiptar. Unë them atë që nënkuptoj dhe nënkuptoj atë që them, përfaqësoj politikën e SHBA-ve. Mbetet prioritet që reforma në drejtësi të zbatohet plotësisht. Është bërë shumë përparim dhe shumë njerëz meritojnë kreditë për këtë, duke filluar me qeverinë e këtij vendi. Merita gjithashtu i shkon opozitës dhe kritikëve, që e mbajnë qeverinë nën kontroll. Merita i shkon gjithashtu të tjerëve, medias dhe qytetarëve.
Puna e SHBA-ve është t’ju mbështesim. Ju duhet të doni reformën në drejtësi dhe ndryshimin, më shumë sesa ne. Ky është një moment i rëndësishëm.
Është i rëndësishëm për anëtarët e KLP, që kanë dëgjuar kandidatët dhe u kanë bërë pyetje të vështira. Jemi me fat se kemi tre kandidatë shumë të kaulifikuar. Por, përpara tyre kanë një vendim të vëshirë. Baza e këtij vendimi duhet të jetë objektiv dhe duhet të jetë ekzaminim i kritereve. Nuk duhet të bazohet te kërcënimet apo premtimet për favore.
Kjo do të thyente integritetin e atij procesi zgjedhje", deklaroi Kim.



