AKTUALITET, 16 Dhjetor 2022, 14:21

E paprecedent/ Zgjedhja e kreut të SPAK, Yuri Kim "zbarkon" në mbledhjen e KLP (VIDEO)

E paprecedent/ Zgjedhja e kreut të SPAK, Yuri Kim "zbarkon"
Yuri Kim në KLP

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka "zbarkuar" në mbledhjen e KLP ku po dëgjohen kandidatët për kreun e SPAK dhe do të votohet për të zgjedhur drejtuesin e ri të këtij institucioni. 

Prania e Kim në sallë është e paprecedent dhe dëshmi e një presioni direkt mbi anëtarët e KLP. Kim u ul në fund të sallës dhe dëgjoi pjesë nga prezantimi i kandidatit Edvin Kondili. 

Ditët e fundit ka patur një përplasje në distancë mes ambasadores dhe kreut të qeverisë, Edi Rama. 

Kim ka bërë thirrje që të mos ketë ndërhyrje në procesin e zgjedhjes së SPAK, duke sugjeruar kështu që ka persona të interesuar për të kapur SPAK-un. Ajo deklaroi se ka takuar secilin prej anëtarëve të KLP, organit që zgjedh kreun e SPAK. 

Ndërsa Edi Rama ka kërkuar që askush të mos ndërhyjë, përfshirë edhe ambasadën amerikane dhe u ka bërë thirrje anëtarëve të KLP të mos dëgjojnë askënd për këtë çështje, por vetëm prezantimet e kandidatëve. 

Ka patur aludime nga analistë dhe media se kandidati që mbështet Kim dhe ambasada amerikane është Altin Dumani, çka në vetëvete tregon se institucionet e drejtësisë nuk janë të pavarura dhe se ka përpjekje dhe veprime të hapura nga disa aktorë për të ndikuar në to, përfshirë edhe ambasadën. 

VIDEO: 