AKTUALITET, 16 Dhjetor 2022, 15:01

Bushati: Mediokriteti dhe paaftësia qenkan më të rënda se kapja e SPAK

Bushati: Mediokriteti dhe paaftësia qenkan më të rënda se

Sot në KLP po zhvillohet procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, që ka filluar me prezantimin e tri kandidatëve që konkurojnë për postin e kryetarit të Prokurorisë së Posaçme: Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani.

Procesi, që ka tërhequr vëmendjen të madhe nga opinioni brenda dhe jashtë vendit dhe po transmetohet direkt thuajse nga të gjitha mediat në vend, ka sjellë edhe reagimin e analistit Andi Bushati.

“Mjerim, mjerim, mjerim ky prezantimi i kandidatëve për të drejtuar SPAK-un si dhe ai i anëtarëve të KLP-së që duhet të vendosin për ta. Nga sa shihet, dyshoj se mediokriteti dhe paaftësia janë edhe më të rënda sesa kapja nga politika,” shkruan Bushati në Facebook.