AKTUALITET, 16 Dhjetor 2022, 13:21

Berisha: Agaçi bashkë me Ramën janë dy krerët e organizatës kriminale të djegësve

Berisha: Agaçi bashkë me Ramën janë dy krerët e

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, si “kokat e aferës së inceneratorëve”.

Në deklaratën për mediat, Berisha tha se për shkak të kësaj dosje, bëhet dhe beteja për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Sali Berisha: SKAP thirri Agaçin jo Arben Ahmetin. Rama ka hallin e Agacit se bashkë me Ramën janë dy krerët e organizatës kriminale të djegësve. Ministri i Financave është përgjegjës por kurrë sa kryeministri.

Se asnjë s’mund të bënte asnjë veprim, po të mos bënte Agaci me Ramën procedurën e mbyllur Ahmeti nuk lëvizte dot një qindarkë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, por këta të dy e bënë në kundërshtim me ligjin këta janë kokat e aferës.

Unë nuk kursej Arben Ahmetajn e meriton është përgjegjës plotësisht.

Arben Ahmeti është bashkëfajtor. Shkresa që qendron duarjashtë por e fajëson, shkruan se kjo nuk është kompetencë e imja, pra këtë vjedhje do e bëjë ai tjetri, dhe Veliaj tani ia nxjerr dokumentet poshtë e përpjetë.

Unë nuk kam asnjë interes, kam thjesht përpjekjet për të mashtruar një popull për hir të karrierave personale.