TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Korçës ka dhënë këtë të premte masat e sigurisë arrest me burg për 41-vjeçarin nga Elbasani G. L., dhe 52-vjeçarin nga Tirana A. T. alias J. C. Ata u arrestuan dy ditë më parë, teksa dyshohen për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Arjan Xhambazi, ngjarje kjo e ndodhur më 6 Dhjetor të vitit 2008 në Athinë të Greqisë.
Krahas masës së sigurisë arrest me burg ka vendosur që të dy të dyshuarit për vrasje të gjykohen në Gjykatën e Korçës duke mos lejuar kështu ekstradimin e tyre drejt vendit fqinj.
Krahas masës së sigurisë “arrest me burg”, për dy shtetasit e mësipërm është vendosur që të gjykohen në Gjykatën e Korçës duke mos lejuar kështu ekstradimin e tyre drejt Greqisë.
Shtetasit me inicialet G. L., dhe A. T. alias J. C., akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, teksa u arrestuan pas një hetimi të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe greke.
Në atë ngjarje mbeti i plagosur dhe një person tjetër, teksa në atë kohë policia greke arriti të arrestonte vetëm një prej tre autorëve të dyshuar. Prokuroria rihapi hetimet dhe së fundmi janë arrestuar dhe dy autorët e tjerë.