TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në afërsi të një lokali në fshatin Razëm të Malësisë së Madhe.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 08:50 dhe dyshohet se lënda plasëse është hedhur tek reklama.
Lokali raportohet se është pronësi të Ferdi Sterkaj, kryetar i Rithemelimit në Malësinë e Madhe, njëkohësisht edhe ish-kryetar i ish-komunës Shkrel. Ferdi Sterkaj është edhe pronar i një hoteli në Razëm.
Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit F. S. Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.