TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artan Hoxha, ilustroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, standardin e dyfishtë që po ndjek SPAK ndaj kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, krahasuar me zyrtarët e tjerë që janë hetuar, apo janë nën hetim.
Ai replikoi me kolegen Klodian Lala që tha se Veliaj prezumohet i pafajshëm dhe Hoxha ia ktheu se edhe Berisha është i pafajshëm, por është në "papafingo".
Pjesë nga biseda
Artan Hoxha: Kur kemi të bëjmë me zyrtarë të tjerë të zgjedhur në detyrë ata kanë shkuar në masë të tjera shtrënguese si bllokim pasaporte, ose arrest në burg. Safet Gjici i bie që ka shkuar për kumbulla. Ose kryetari i bashkisë së Lushnjes që u ndoq penalisht për një kanal kullues me vlerë 23 milionë lekë. Unë nuk e di pjeën tjetër. Se mund ta kërkojë SPAK dhe s’e vendos gjykata, kjo është çështje tjetër. Steka u ngrit vetë nga ata. Unë nuk jam për masa shtrënguese kur nuk është e nevojshme. Institucioni i drejtuar nga Veliaj ka buxhetin e dytë më të madh në vend. Ne jemi në fazën që nuk dimë detaje për procedimin që ka nxjerrë SPAK që ka ndjekur këtë rrugë dhe unë jam i bindur që ai informacioni ka dalë nga një institucion bankar.
Klodiana Lala: Së pari dua të them se Erion Veliaj prezumohet i pafajshëm, pra këtu duhet të biem dakord të gjithë.
Artan Hoxha: Na e tha Plarenti, na e bëri të qartë.
Klodiana Lala: Po dua ta them edhe këtë.
Artan Hoxha: Po edhe zoti Berisha, i pafajshëm është, por është në papafingo.