AKTUALITET, 24 Maj 2024, 10:28

Kërkoi heqjen e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Malltezit

Kërkoi heqjen e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish rekursin e Jamarbër Malltezit, për masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali  Berisha, akuzohet për veprën penale korrupsion lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani.

Kërkesa e Malltezit për ndryshimin e masës së sigurisë është rrëzuar më herët edhe nga Apeli i Posaçëm dhe nga GJKKO.

Malltezi u arrestua dhe u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga gjyqtarja e shkallës së parë Irena Gjoka në muajin tetor 2023.