AKTUALITET, 18 Mars 2023, 11:59

VIDEO/ U arrestua nga policia amerikane, kush është shqiptari ekstremist i ISIS

 

VIDEO/ U arrestua nga policia amerikane, kush është shqiptari

është ekstremisti shqiptar i ISIS me banim në Yonkers, New York që u arrestuar ditën e djeshme. Kola është arrestuar pasi thuri komplot për të vrarë oficerët e policisë si dhe kryebashkiakun e qytetit.

Por kush është 32-vjeçari shqiptar? 

Më 19 nëntor 2021, ai postoi në një llogari zyrtare të Departamentit të Policisë së Yonkers në mediat sociale një mesazh në gjuhën shqipe që përkthehej: Do të ju ther vajza të vogla.

Më 5 dhjetor 2021, ai postoi në llogarinë e mediave sociale të YPD përsëri duke kërcënuar se do të vriste kryebashkiakun e Yonkers. Ai shkroi gjithashtu: Nga nesër do të filloj të vras oficerët tuaj që të dini se kush po e bën, Ridon Kola gjak shqiptar.

Më 6 dhjetor 2021, detektivët e YPD shkuan në rezidencën e tij në Yonkers. Ai pranoi se kishte bërë postimet kërcënuese, por pretendoi se nuk kishte plane të dëmtonte oficerët e YPD-së apo kryetarin e bashkisë. Oficerët kontrolluan banesën dhe nuk vërejtën asnjë armë. 

Në janar 2023, ai postoi deklarata të shumta në mediat sociale duke shprehur mbështetje për xhihadin dhe krijimin e një kalifati.

Më 6 mars 2023, ai dërgoi një mesazh direkt në llogarinë e YPD-së në rrjetet sociale duke thënë: Po kërkoj atë oficer që erdhi në shtëpinë time dhe më kërcënoi mua dhe familjen time se do të na vriste. Do ta djeg botën derisa ta gjej Vallahin, sido që të ndodhë me mua nuk do të këtë më paqë në këtë vend! Allahu Ekberr.”

Më 7 mars 2023, ai lavdoj në mediat sociale Sayfullo Saipov, i cili u shpall fajtor për vrasje më 26 janar 2023 për përdorimin e një kamioni me qira për të goditur për vdekje tetë persona në një dyqan biçikletash në New York City në Halloween.

Më 12 mars 2023, ai postoi në rrjetet e tij sociale një foto të tij duke mbajtur një sëpatë me një deklaratë në shqip, e cila përkthehet në: Hajde Juda, po të pres.

Më 17 mars 2023, gjykatësi i magjistraturës amerikane Paul E. Davison nënshkroi një kallëzim penal të paraqitur kundër tij nga agjenti special i FBI-së, William Slattery, ku dhe u arrestua.

<iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/ET82Z2zari8" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" allowfullscreen></iframe>