AKTUALITET, 18 Mars 2023, 11:45

Mesazhi i Sekratarit Blinken: Media e lirë dhe e pavarur lejon publikun të marrë vendime të informuara, t’i bëjë liderët përgjegjës

Mesazhi i Sekratarit Blinken: Media e lirë dhe e pavarur lejon publikun

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për rëndësinë e lirisë së medias dhe pavarësisë së saj.

Në mesazhin e tij, Blinken thotë se “një shtyp i lirë dhe i pavarur është institucioni kryesor që lidh publikun me informacionin që i nevojitet për të mbajtur përgjegjës zyrtarët qeveritarë.”

POSTIMI I PLOTE I AMBASADES

Media e lirë dhe e pavarur lejon publikun të marrë vendime të informuara, t’i bëjë liderët përgjegjës dhe të dëgjojë një shumëllojshmëri mendimesh – të gjtha këto pa u ndikuar nga qeveritë.

“Informacioni dhe njohuria janë mjete të fuqishme,” tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

“Një shtyp i lirë dhe i pavarur është institucioni kryesor që lidh publikun me informacionin që i nevojitet për të mbrojtur vetveten, për të marrë vendime të informuara dhe për të mbajtur përgjegjës zyrtarët qeveritarë.”