TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një jaht me 6 shtetas italianë, që po udhëtonin nga Marina Punta Faro drejt vendit tonë, ka prekur në cekëtinë.
Autoritetet detare shqiptare pas marrjes së sinjalit i kanë shkuar në ndihmë shtetasve italiane duke i dhënë ndihmë
Kapiteneria e Portit të Durrësit, në bashkëpunim me Rojet Bregdetare dhe Policinë Kufitare kanë bërë të mundur shpëtimin e shtetasve italiane dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.
Raportohet se anëtarët e ekupiazhit të jahtit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë
Vigjilienca e autoriteteve detare të Portit të Durrësit, shmang avarinë detare
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, autoritet tona detare kanë marë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” që po lundronte nga Marina Punta Faro(Itali)???????? drejt vendit tonë????????. I menjëhershëm ka qënë reagimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues. Falë angazhimi të menjëhershëm dhe të emergjencave tona civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.
6 antarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjëndje të mirë shëndetësore, ndërsa ambulanca e APD-së ishte në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme shëndetësor