AKTUALITET, 19 Maj 2025, 12:58

Vendimi i Apelit/ Safet Gjici në gjendje të rëndë shëndetësore, ish-kryebashkiaku i Kukësit lirohet nga burgu

Vendimi i Apelit/ Safet Gjici në gjendje të rëndë

Gjykata e Apelit ka lënë të lirë ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin. Ttogat e zeza kanë vendosur këtë të hënë për lirimin e ish-kryebashkiakut për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të këtij të fundit.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur ndryshimin e vendimit të mëparshëm penal ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Me vendimin e ri, pjesa e mbetur e dënimit do të jetë në formën e qëndrimit në banesë, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në burg.

Kjo vjen pas shqyrtimit të kërkesës së vetë të dënuarit për një masë më të butë, e cila është pranuar nga Gjykata. Safet Gjici do të qëndrojë në banesën e tij, i detyruar nga vendimi i drejtësisë, për të përfunduar kohën e mbetur të dënimit.

Kështu, ish-kreu i Bashkisë Kukës do ta përfundojë pjesën e mbetur të dënimit jashtë qelisë, por nën mbikëqyrje.