AKTUALITET, 19 Maj 2025, 10:48

Humbja e thellë/ Ke folur me LaCivita-n? Berisha: Është çështje private! E falënderoj për kontributin dhe ndihmën

Humbja e  thellë/ Ke folur me LaCivita-n? Berisha: Është

Pas humbjes së thellë në zgjedhje, Sali Berisha u pyet para SPAK nëse ka komunikuar me këshilltarin e tij elektoral 'Latifin', Chris LaCivita.

Berisha nuk dha detaje nëse ka komunikuar me LaCivita, por e falënderoi për punën që ka bërë, edhe pse në fakt PD me aleatët morën një humbje të thellë.

“Dua të falënderoj për punën që ka bërë, çështjet e privatësisë edhe Berisha sado që është njeriu më publik, ka edhe ai privatësinë e tij. E falënderoj për kontributin dhe ndihmën që në ka dhënë”, tha Berisha.