TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare, akademikja e njohur Arta Musaraj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.
"Nje mesazh per kolegen tone, Arta Musaraj. Nje lajm shume I trishtueshem. Nje kolege ambicioze, e perkushtuar , e sukseshme dhe me nje profil nderkombetare te respektueshme - fatkeqesisht u largua nga ne.
Arta ka lene pas nje trashgimni te paharueshme akademike!
.
Ngushellime familjes, kolegeve dhe studenteve!
Prehu ne paqe e dashur Arta!", shkruan ne rrjetin social ish ministri i Financave Arben Malaj!
Arta Musaraj mbante titullin Prof.Dr, pasi kishte një eksperiencë të gjatë në auditorët e universiteteve brenda dhe jashtë vendit, duke e bërë atë një ndër emrat më të njohur të botës akademike.
Me një përvojë 30-vjeçare si Profesoreshë dhe Dekane, Zëvendës Rektore dhe Rektore në universitete publike e private shqiptare, ajo është vlerësuar me shumë tituj nga Qarku i Vlorës.
Titujt që ajo mban janë, "Mirënjohja e Qytetit" dhe "Protagoniste e Vitit" lëshuar nga Bashkia e Qytetit të Vlorës dhe "Qytetare Nderi" nga Bashkia Brataj.
Ndër të tjera, Musaraj është ish-rektorja e parë grua themeluese në të gjithë Shqipërinë, e specializuar në universitete të ndryshme në botë, duke punuar dhe si bashkëpunëtore me shumë revista shkencore.
Gjithashtu, në harkun kohor të janarit deri në shtator të vitit 2013, ajo ka qenë dhe zëvëndës Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë.